“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Lipjanit ndërtojnë 10 shtëpi për familjet në nevojë

E publikuar: 31/10/2019 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka njoftuar se Komuna e Lipjanit dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, e udhëhequr nga hoxha dhe humanisti Halil Kastrati, janë në proces të ndërtimit të 10 shtëpive për familjet në nevojë.
Ahmeti theksoi se Komuna ka participuar me 5 mijë euro për secilën shtëpi.

“Janë në proces të ndërtimit 10 shtëpi për familjet në nevoj bashkë me organizatën “Jetimat e Ballkanit” në këtë projekt Komuna do të participoj me nga 5 mijë euro për çdo shtepi që po ndërtojmë në këtë fazë për familje që ndodhen në vështërsi të banimit.”- tha Ahmeti.