Jese mund t’i bashkohet Romës

E publikuar: 09/12/2016 08:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra e Romës po mendon për përforcimet e ardhshme.Mediat italiane kanë shkruar se skuadra prej kryeqytetit po interesohet për shërbimet e sulmuesit spanjoll të PSG-së, Jese Rodriguez.

Ky i fundit u transferua te PSG nga Real Madridi, por nuk po ka minutazh as te skuadra franceze nga ku pritet të largohet.

Spanjolli mund të huazohet te skuadra romake, e cila do të humbas shërbimet e Mohamed Salah shkaku i detyrimeve me kombëtaren egjiptiane në Kupën e Afrikës. /Telegrafi/