Jep dorëheqje udhëheqja e veteranëve të Prishtinës

E publikuar: 06/10/2016 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E gjithë struktura udhëheqëse e degës të Shoqatës të Veteranëve të Luftës në Prishtinë mësohet të ketë dhënë dorëheqje të enjten.

Bislim Shala, një nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë, në një njoftim dërguar mediave, se dorëheqja ka ardhur si arsye e parregullësive dhe numrit të shtuar të veteranëve nga disa ish- bashkluftëtarë të zonës së Llapit.

Shala ka thënë se kjo dorëheqje ishte kërkuar nga pjestarët e ish grupit Gueril BIA të UÇK’së, të cilët po ashtu janë pjesë e degës së veteranëve në Prishtinë.