Jep dorëheqje kandidatja për kryetare të Vetëvendosjes në Viti

E publikuar: 12/09/2022 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liridona Bislimi, ka dhënë dorëheqje nga gara për kryetare të Lëvizjes Vetëvendosje në Viti.

Bislimi nuk dha arsye për dorëheqje të saj por tha se do të vazhdojë ta jap kontributin e saj si këshilltare e VV-së në Asamblenë e kësaj komunes.

“Të nderuar aktivistë e aktiviste! Unë Liridona Bislimi, jap dorëheqje nga gara e GVV-së si dhe të qenurit anëtare e Grupit Punues, Qendra në Viti!”, ka shkruar ajo.

“Unë do të vazhdoj të jem aktive pranë Asamblesë Komunale në Viti, dhe do ti shtyjë përpara politikat e Lëvizjes Vetëvendosje!, ashtu siç kam bërë deri më tani”.

Ajo më 17 gusht kishte njoftuar se do t’i hynte garës për të paren e kësaj partie në Viti.