Jennifer Lawrence: Ishte e vështirë në shkollë, kurrë s’kam qenë veçanërisht e zgjuar

E publikuar: 11/10/2020 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo është një nga aktoret më të paguara të Hollywoodit dhe ka punuar në karrierën e saj që kur ishte fëmijë.

Jennifer Lawrence u nominua për herë të parë për çmimin Oskar kur ishte 20- vjeçare, falë performancës në filmin ‘Winter Bone’.

U bë e famshme për rolin e saj në filmin e popullarizuar ‘The Hunger Games’, në të cilën mishëronte personazhin Katniss Everdeen.

Aktorja e famshme zbulon se ajo e braktisi shkollën për shkak të aktrimit.

“Ishte e vështirë për mua në shkollë. Unë kurrë nuk u ndjeva veçanërisht e zgjuar. Unë teknikisht nuk kam një diplomë të shkollës së mesme,” tha aktorja kohë më parë për mediat amerikane, duke shtuar se nuk pendohet pasi karriera e saj ishte e para.

“Unë doja t’i bëja gjërat në mënyrën time. Gjeta atë që dëshiroja dhe nuk lashë asgjë të pengonte qëllimin tim. Edhe miqtë e mi për shumë vite nuk kishin rëndësi se sa do të thoshte karriera ime për mua”, komentoi Lawrence.

Lawrence ka nisur aktrimin që nga mosha 9 vjeçare, dhe që nga ajo kohë, ajo ka marrë shumë vlerësime, çmime dhe madje ka bërë histori duke u bërë aktorja më e re ndonjëherë që ka fituar katër nominime për Çmimin e Akademisë.