“Je suis Florenc!” Humor i zi për vdekjen e shqiptarit në Francë! (Foto)

E publikuar: 23/12/2017 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tronditi mbarë botën sulmi terrorist i janarit 2015 në revistën satirike në Paris Charli Hebdo që la disa të vdekur.

Shumë qytetarë u sensibilizuan me homazhe jo vetëm në vendin e ngjarjes së rëndë por edhe në rrjetet sociale duke bërë virale shprehjen “Je suis Charli Hebdo”. (Jam Charlie Hebdo”. Të shumtë ishin edhe shqiptarët që e bënë këtë.

Por një tjetër ngjarje e rëndë preku zemrat jo vetëm të një familje në skamje, por edhe të shumë shqiptarëve. Ndarja nga jeta e 23-vjearit Florenc Beqiraj në një spital në Marsejë të Francës, solli reagimin e institucioneve në Shqipëri, edhe pse me vonesë, si dhe të shumë personazheve të njohur. Florenci, djali i ri shkodran prej 3 vitesh në Francë në tentativë si shumë shqiptarë për të kërkuar azil, u ndalua nga policia muaj më parë për mungesë të dokumentacioneve, dhe në paraburgim, ai u gjet i masakruar në qeli me shenja në duar dhe një shenjë litari në qafë.

Mediat franceze dhe autoritetet atje thanë se ishte tentativë vetëvrasje e të riut, por familja nuk e pranoi kurrë këtë fakt dhe hodhi akuza se diçka tjetër fshihet pas ngjarjes së rëndë me djalin e tyre. Prej ditësh në gjendje kome, deri në vdekje klinike siç u shprehën nga spitali, Florenci ndërroi jetë mbrëmë. Mjekët hoqën aparaturat që e mbanin gjallë të riun, që sipas babait të 23-vjearit kjo ndodhi pa aprovimin e familjes, me argumentin sipas tij për të fshehur të vërtetën që e coi djalin e tij në atë gjendje, të prerë në fyt dhe të dhunuar në duar, njëjtë sikur Florenci të kishte tentuar t’i shpëtonte keqbërësve.

E megjithatë, tashmë pas vdekjes, ambasada shqiptare në Francë tha se është duke e ndjekur cështjen ndërsa i shprehu ngushëllimet familjes. Njëjtë edhe kreu i shtetit Ilir Meta mori përsipër të interesohet deri në zbardhjen e kësaj ngjarje ndërsa garantoi se do të bënte gjithçka për sjelljen sa më shpejt në atdhe të trupit të pajetë të Florencit.

Por piktori Avni Delvina ka bërë një kritikë të fortë për reagimin e vonuar si të shoqërisë civile ashtu edhe atë të shtetit, përmes një fotoje të thjeshtë që flet shumë

Nje grafike black humor alla Charlie Hebdo “JE SUIS FLORENC BEQIRAJ”, qe s’do te doja ta beja kurre, me vdekjen e djaloshit shqiptar Florenc Beqiraj …. i dhunuar dhe i vrare ne burgjet dhe spitalet franceze ne kerkimin e nje jete me te mire…Te shikojme Francen e lirive e barazive si do te reagoje! Francen e Charlie Hebdo, ku shqiptaret mbushen profilet e Facebook-ut me flamurin francez dhe me fjalet simbol te lirise “JE SUIS CHARLIE”……”, shkruan ai në rrjetin social Facebook. /Gazeta Express

Avni Delvina