Javën e kaluar Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1 mijë gjoba, hoqi 11 patentë shoferë

E publikuar: 08/07/2024 12:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në Ferizaj gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 587 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 11 patentë shoferë.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 01-07/07/2024 ka shqiptuar 1587 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 11 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu janë raportuar 37 aksidente, ku janë lënduar 24 persona.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, përfundon komunikata.