Java e Krenarisë – Osmani: Dashuria është dashuri, nuk duhet të sfidohet nga askush

E publikuar: 28/06/2021 18:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në hapjen e Javës së Krenarisë, presidentja Vjosa Osmani, tha se shoqëria kosovare ka shënuar progres në pranimin e komunitetit LGBTQ+, raporton Ekonomia Online.“Muaji i krenarisë është mundësi për t’u vlerësuar. Të përqafosh diversitetin konsiderohet vlerë e shtuar. Shoqëria jonë ka shënuar progres ndër vite. Dashuria është dashuri dhe nuk duhet ta sfidonte askush.

Dashuria është e pastër dhe si të tillë do të duhej ta respektojmë. Të drejtat dhe liritë janë në qendër të Kushtetutës sonë dhe konsiderohet shtyllë kryesorë e shoqërisë së lirë. Kohërat po ndryshojnë e shoqëria jonë duhet të shënoj progres.

Njëra ndër parimet është mos diskriminimi. Duhet të jemi shoqëri që kujdesemi për njëri tjetrin”.Hapja e Javës së Krenarisë u organizua nën patronatin e Zyrës për Qeverisje të mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit me moton “Bashkë dhe Krenarë”.

Mirëpo, prezent në këtë ngjarje nuk ishte kryeministri Albin Kurti, por Habit Hajredin, drejtor nga Zyra për Qeverisje të mirë, u përkujdes që në emër të tij t’iu urojë mirëseardhje të pranishmëve.“Në emër të kryeministrit Kurti iu dëshiroj mirëseardhje në hapjen e javës së krenarisë që organizohet nga Zyra e Kryeministrit.

Kjo hapje solemne i paraprinë shumë aktiviteteve gjatë javës që do të organizohen në Kosovë. Qeveria e Kosovës është duke punuar në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë dhe për ta luftuar diskiminimin”.