Jasharaj: Grevistët janë unikë përkundër tentimit për përçarje, s’jemi sindikatë e PAN-it

E publikuar: 26/09/2022 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rrahman Jasharaj

Grevën pesë javësh po i konsideron si të drejtë kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, teksa thotë se janë unik tendencat për përçarje nga ana e Qeverisë Kurti.

Jarasharaj për Ekonomia Online ka thënë se janë të palëkundur nga kërkesat e tyre, të cilat i quan të drejta dhe lehtë të implementueshme.

Tutje Jasharaj ka thënë se takim kanë pritur edhe gjatë vikendit por që një gjë e tillë nuk ndodhi me fajin e kryeministrit Kurti.

“Po nëse e marrim grevën si grevë, ajo është unike edhe përkundër presioneve, përpjekjeve madje edhe deklaratave jo të argumentuara, ajo që e pamë mbrëmë në takimin  me kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve, greva është në gjendjen që ka qenë do të thotë nuk ka lëvizje të mëdha janë unik. Janë kërkesa që të realizohen, kërkesa më të ditura. Fatkeqësia në krejt këtë është barrikadimi dhe deklarata e djeshme e Kurtit, në mbase kemi pritur një deklaratë  më entuziaste, deklaratë që ai do të takohet dhe të shtunën dhe të dielën kemi pritur që do të kemi ndonjë takim sepse edhe ata edhe ne dhe gjithë populli po e vlerëson se situata është tepër e rënduar”.

“Kësaj situate më së shumti e bënë të tillë mbase çerdhet më shumë sepse edhe prindërit edhe ne e ndjejmë këtë dhembje, kanë telashe sepse s’kanë ku t’i lejnë fëmijët. E pastaj u bë një muaj dhe nxënësit janë jashtë shkollave, po për gjithë këtë kam thënë dhe e them prapë fajtor i vetëm është Qeveria Kurti”.

Jasharaj iu është kundërpërgjigjur akuzave të Kurti, i cili i quajti sindikata të PAN-it.

“Një deklarata e tilla që gjithë këta njerëz qenkan me PAN-in nuk është korrekte nuk është e argumentuar dhe është me një tendencë që të nxisë atë palën tjetër kundër nesh.  Ne nuk jemi me Panin sepse PAN-i nuk ekziston, ne jemi me anëtarësinë”, tha tutje Jasharaj.

Jasharaj ka folur edhe për takimin që kanë pasur me Kurtin, takim ky i ndërmjetësuar nga drejtoresha e përgjithshme e Komitetit Evropian të Sindikatave për Arsim, Susan Flocken.

“Të thuhet se e drejta me Kushtetutë të fëmijëve është e pacenueshme, është e drejt por kjo e drejt nuk po i mohohet fëmijëve nga ne por ne po e shfrytëzojmë një të drejt kushtetuese që është greva. Për mos të ndodh greva krejt këto mundësi i ka qeveria Kurti e cila as një herë nuk është ulur seriozisht, madje edhe mediat e dinë që, ai takimin e vetëm që e kishim e nxori në një pozicion humori dhe satire”.

“Do të thotë qeveria nuk është e interesuar për ta zgjedhur çështjen dhe këtë e dëshmojnë edhe me deklarata, nga ana tjetër sindikatat janë dëshmuar edhe duke kërkuar mbase mbështetje edhe nga myftiu edhe nga ipeshkvi i Kosovës, edhe ardhja e zonjës Floken që përfaqëson 11 milionë anëtarë të sindikatave të arsimit ajo ka ardh me bindje se ajo do të arrij se do të ndikoj se dialogu të marr kaheje të drejtë dhe të kemi zgjedhje të pranueshme për të dy palët”, tha tutje Jasharaj.