James u përshëndet me tifozët në “Santiago Bernabeu”

E publikuar: 15/05/2017 08:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

James Rodriguez luajti ndeshjen e fundit në “Santiago Bernabeu”
Duket se aventurës së tij me Real Madridin i erdhi fundit.

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez, me shumë mundësi luajti ndeshjen e fundit në “Santiago Bernabeu”, shkruan Gazeta Express.

Në sfidën ndaj Sevillas, ku Real Madridi fitoi 4:1, James Rodriguez ishte titullar. Ai u zëvendësua në minutën e 61’të.

Në momentin e zëvendësimit, ndodhi diçka që iu ndodh vetëm lojtarëve që i japin lamtumirën klubit. Ai mori ovacione nga tifozët dhe u përshëndet me ta sikur të ishte sfida e fundit në këtë stadium.

Lidhur me këtë, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka refuzuar të flasë në konferencën për media pas ndeshjes.

“James është këtu dhe jemi të lumtur. Jemi duke menduar vetëm për finalet e mbetura”, tha fillimisht Zidane.

“Na kanë mbetur dy finale në La Liga dhe një në Champions, kështu që nuk dua të flas për gjëra tjera”, u përgjigj më tej Zidane kur u pyet për të ardhmen e James.