Jaguarët e fuqishëm u përzunë prej territorit të tyre nga një grup vidrash (Video)

E publikuar: 29/04/2018 06:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njihen si grabitqarët më të fuqishëm në Brazil – por, nganjëherë edhe për jaguarët ka kundërshtarë të fuqishëm.

Hulumtuesit që ndodheshin në një prej ligatinave ekzotike në Pantal, kapën momentin e pazakontë, mes jaguarëve dhe vidrave që po ndërtonin foletë e tyre në brigjet e lumenjve, transmeton Telegrafi.

Në momentin që njëra prej tyre u afrua shumë te bregu, i gjithë grupi u mobilizuan për t’ju kundërvënë. Megjithëse ishin në territorin e tyre, gjallesat e njohura për rezistencë dhe ashpërsi, ikën të frikësuar në pjesën malore.

Videoja që mund të shihni më poshtë, tregon momentin e pazakontë që nuk është filmuar ndonjëherë më parë. /Telegrafi/