Jabllanoviq: Serbët e Kosovës nuk do ta mbijetojnë fitoren e ardhshme të Vuçiqit

E publikuar: 29/08/2022 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministri për Komunitete dhe Kthim dhe kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jablanoviq, e sheh marrëveshjen për dokumentet personale si fitore të madhe të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai në një komunikatë për media ka theksuar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq “e ka konfirmuar edhe një herë se serbët në Kosovë nuk kanë shtet, por iluzion shteti, të shfaqur në Beograd dhe përmes mediave shtetërore serbe”.

“Serbët e Kosovës mbeten vetëm dhe të lënë në vullnetin e Perëndimit dhe Qeverisë së Kosovës. Këtë fitore të madhe të Albin Kurtit e kanë konfirmuar të gjithë serbët që mbajnë mend më shumë se dhjetë ditë”, ka thënë Jabllanoviq.

Duke iu referuar fjalëve të përfaqësuesve të qeverisë serbe, të cilët e shohin këtë marrëveshje si një sukses, Jablanoviq me ironi thekson se “kjo “fitore e Serbisë” është vetëm edhe një sinjal për serbët që të largohen nga Kosova dhe të kërkojnë të ardhmen e tyre në një vend më normal. Ne kemi frikë se fitoren e radhës të Aleksandar Vuçiqit serbët e Kosovës nuk do ta mbijetojë”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com