Ja pse nuk duhet të bëni seks anal

E publikuar: 06/11/2016 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lajme të këqija për ata të cilët kënaqen me seksin anal, pasi që një studim i ri nga Universiteti Alabama në Departamentin e Mjekësisë në Birmingham ka gjetur se seksi anal shkakton probleme të zorrëve dhe ‘dalje të zorrës’.
Duke përdorur të dhënat e vitit 2009-2010, hulumtuesit gjetën se 37% e femrave dhe 5% e meshkujve e kanë provuar të paktën një herë seksin anal.

Këto shifra mund të ju duken pak, në krahasim me raportin e vitit 2011 nga Cosmopoitan, i cili raportoi se 36% e femrave dhe 55% e meshkujve bënin seks anal, transmeton Gazeta Express.

Sipas këtyre të dhënave, femrat të cilat kishin pranuar se kishin bërë seks anal, u gjet se ishin 50% më të rrezikuara nga sëmundje dhe probleme të zorrëve.

Por, tek meshkujt ky numër është edhe më i lartë. Kështu që, sipas studiuesve, njerëzit këshillohen që të mos bëjnë seks anal, për shkak të problemeve të cilat mund t’iu paraqiten në zorrë. /Gazeta Express