BE-ja ndërmerr hapa konkretë kundër lajmeve të rrejshme

E publikuar: 26/12/2016 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka bërë thirrje që rrjetet sociale t’i luftojnë lajmet e rrejshme që shpërndahen në platformat e tyre.

Në një intervistë dhënë për një medium gjerman të Hënën, Juncer ka thënë se këto kompani e kanë shumë të rëndësishme që të ndërmarrin hapa, për shkak se kredibiliteti i tyre është një aset i rëndësishëm.

Presidenti i Komisionit ka thënë se raportime e rrejshme po rriten shumë, dhe ka thënë se BE-ja do të ndërmarrë hapa konkretë që ta ndalojë shpërndarjen e tyre.

Lajmet e rrejshme janë shndërruar në një shqetësim si për vendet e BE-së ashtu edhe për shtetet e tjera.

Gjermania po planifikon që të miratojë një ligj që do dënonte lajmet e rrejshme dhe gjuhën e urrejtjes në Facebook e në platformat e tjera të rrjeteve sociale.