Izet Sadiku jep dorëheqje nga detyra e u.d drejtorit të Klinikës Infektive

E publikuar: 16/06/2021 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Infektologu Izet Sadiku ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d të drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar vet Sadiku.

Ai ka thënë se që tri javë ka dorëzuar dorëheqjen në drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

“Kam dhënë dorëheqje tash e tri javë për arsye personale. Unë e kam marrë klinikën në kohën kur ka pas shumë raste me COVID-19 për shkak se ka qenë pa drejtor, tash kam dhënë dorëheqje sepse ka qenë për një periudhë kalimtare”, tha Sadiku për Telegrafin.