Ivanov sot tek Papa Françesko

E publikuar: 26/05/2017 08:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i RM-së, Gjorge Ivanov, i shoqëruar me ministrin e MPJ-së, Nikolla Poposki, sot në Vatikan do të ketë audiencë tek kryetari i Kishës katolike, Papa Françesko, ndërsa do të realizojë takime edhe me sekretarin shtetëror të Selisë, kardinalin Pjetri Parolini, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ivanov mbrëmë e vizitoi bazilikën ‘Shën Klimenti’, ku vendosi lule në varrin e Shën Kirilit, njofton AIM. Ai poashtu e vizitoi edhe bazilikën ‘Santa Maria Maxhore’, ku në vitin 2015 me iniciativë të tij në shenjë falenderimi në emër të popullit të Maqedonisë. /Telegrafi/