Italisë, mesazhe urimi për hapjen e ekspozitës mbi qytetërimin e Romës së Lashtë

E publikuar: 10/07/2022 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti kinez Xi Jinping dhe homologu i tij italian Sergio Mattarella dërguan të dielën mesazhe të veçanta urimi për ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Origjina e Italisë – Ekspozita e qytetërimit të Romës së Lashtë”.

Xi vuri në dukje se Kina dhe Italia janë dy përfaqësuese të qytetërimeve lindore dhe perëndimore. Në këtë ekspozitë do të shfaqet fryma e thellë e kulturës italiane nëpërmjet relikteve të çmuara kulturore. Ai shprehu shpresën se me këtë rast, Viti i Kulturës dhe i Turizmit Kinë-Itali do të nxitin shkëmbimet ndërmjet qytetërimeve dhe do të lidhin popujt e të dy vendeve, duke u sjellë gjallëri të re marrëdhënieve kino-italiane.

Kreu i shtetit i Kinës theksoi se respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi dhe zhvillimi i përbashkët janë rruga e duhur e zhvillimit të qytetërimeve njerëzore. Kina është e gatshme të punojë me bashkësinë ndërkombëtare për të zbatuar konceptet e barazisë, mësimit të ndërsjellë, dialogut dhe tolerancës ndërmjet qytetërimeve. Sipas tij, duhet të zëvendësohen pengesat ndërmjet qytetërimeve me komunikimin mes tyre, të zëvendësohet koncepti i konfliktit ndërmjet qytetërimeve me mësimin e ndërsjellë dhe të zëvendësohet koncepti i epërsisë së qytetërimeve me bashkëjetesën e tyre, për të ndërtuar një bashkësi me fate të përbashkëta njerëzore.

Presidenti italian Sergio Mattarella u shpreh nga ana e tij në mesazhin e urimit se bashkëpunimi kulturor është një pjesë e rëndësishme e miqësisë italo-kineze. Në kushtet e pandemisë, Itali organizon në Kinë “Ekspozitën e qytetërimit të Romës së Lashtë” dhe një sërë veprimtarish për Vitin e Kulturës dhe të Turizmit Kinë-Itali, çka tregon se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve kanë rrënjë të thella. Aktualisht, bashkësia ndërkombëtare po përballet me sfida të shumta dhe ato mund të zgjidhen në mënyë të drejtë e të qëndrueshme vetëm nëpërmjet bashkëpunimit. Mattarella shprehu besimin se Italia e Kina do të vijojnë të thellojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe do të ruajnë së bashku stabilitetin dhe paqen e botës.