Italia ka siguruar kualifikimin, garë e ashpër mes Uellsit, Zvicrës dhe Turqisë në Grupin A

E publikuar: 20/06/2021 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot startojnë ndeshjet e raundit të tretë të fazës së grupeve në “Euro 2020”.

Sot fillon faza e tretë e ndeshjeve të fazës së grupeve.

Në program janë dy ndeshjet e Grupit A, Itali – Uells dhe Zvicër – Turqi, të dyja përballjet zhvillohen nga ora 18:00.

Italia që e ka siguruar kualifimin takohet me Uellsin që i duhet së paku një pikë për ta siguruar edhe matematikisht kualifikimin në fazën tjetër.

Italia ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para pasi mposhti Zvicrën dhe Turqinë me rezultat identik 3-0 , ndërsa Uellsi ka katër pikë, pasi barazoi me Zvicrën 1-1 dhe mundi Turqinë 2-0.

Në anën tjetër ndeshje edhe më e zjarrtë pritet të zhvillohet mes Zvicrës dhe Turqisë.

Të dyja Kombëtaret kanë nevojë për fitore, në mënyrë që të mbeten në garë për kualifikim në fazën tjetër.

Zvicra ka një pikë pas dy ndeshjeve të para, ka barazuar ndeshjen e parë ndaj Uellsit 1-1, në ndeshjen e dytë është mposhtur nga Italia 3-0, Turqia është ende pa pikë pasi ka pësuar nga Italia 3-0 dhe Uellsi 2-0.

Kujtojmë se në rrethin tjetër kualifikohen dy skuadrat e para të secilit grup, dhe katër skuadrat e renditura në vendin e tretë me bilancin më të mirë nga të gjitha grupet.