Itali, numri i të infektuarve dhe viktimave në rënie në 24 orët e fundit

E publikuar: 01/11/2020 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka publikuar bilancin ditor të viktimave dhe rasteve të reja me koroanavirus.

Infeksionet me Covid në Itali janë në rënie, ato ishin sot 29 907 nga dje 31 758, sipas buletinit të Ministrisë italiane të Shëndetësisë, por krahasuar me mbi 30 000 tamponë më pak (183 457 krahasuar me 215 886 dje), rritja e viktimave është 208 në 24 orë, gjithashtu në rënie, pasi dje ishin 297.

”Pacientët e kujdesit intensiv u rritën me 96 njësi në 24 orë”, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve në kujdesin intensiv në 1 939.

Të gjitha shifrat janë, në thelb, të qëndrueshme krahasuar me dje. /ATSH-ANSA