Itali, 35 mijë raste të reja ditore dhe 580 viktima nga COVID-19

E publikuar: 10/11/2020 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 35 098 raste të reja infektimi dhe 580 viktima të lidhura me COVID-19, sipas Mbrojtjes Civile.

Shifra të tilla në numrin ditor të viktimave nuk janë vënë re që nga 14 prilli, kur ato arritën në 602.

Që nga fillimi i urgjencës, të infektuarit nga virusi, përfshirë viktimat dhe të shëruarit, ka arritur në 995 463, raporton ATSh.

Në nivel rajonal është kryeson sërish Lombardia, me 10 955 raste të reja në 24 orë, e ndjekur nga Piemonte (+ 3 659), Veneto (+ 2 763), Campania (+ 2 716) dhe Lazio (+ 2 608).

Aktualisht ka + 122 pacientë të tjerë në kujdes intensiv, sipas të dhënave nga Ministria, në një total prej 2 971 pacientësh.