Isufi: Kaqaniku dëshmon mbështetje të fuqishme për kosovën fituese në tubimin e AAK-së

E publikuar: 15/12/2024 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka shkruar pas prezantimit të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Kaçaniku.

Kryetarja Hafize Sallahu dhe kryeministri i ardhshëm Ramush Haradinaj theksuan rëndësinë e angazhimit dhe mobilizimit të qytetarëve për një Kosovë të sigurt dhe të zhvilluar, duke ndihmuar në realizimin e vizionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Kaqaniku sonte tregoi gjallëri e përkrahje për Kosovën Fituese përmes tubimit madhështor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetarja Hafize Sallahu, kandidate për deputete, me strukturat e saj organizative, tregoi se angazhimi dhe përkushtimi sjellin rezultate që qojnë drejt fitores.

Ndërkaq Kryetari dhe Kryeministri i ardhshëm Z. Haradinaj theksoi domosdoshmërinë e mobilizimit sa më të madh të qytetarëve, në mënyrë që Kosova tu kthehet trendeve të zhvillimit ekonomik e të mirëqenies së qytetarëve.

Kjo arrihet me vizion të qartë e veprime konkrete që e ndryshojnë gjendjen aktuale dhe i japin drejtimin vendit për të qenë të sigurtë e të zhvilluar.

E për të ndodhur kjo, duhet secili të bazohet në vepra e jo në fjalë të kota duke i mbështetur ato e ata që ndërruan rrjedhën e historisë dhe që në çdo proces lënë gjurmë me përkushtim e punë në ndërtimin e shtetit.
Për Kosovën Fituese-Direkt në NATO!

Urime dhe shumë suksese Kryetare dhe kandidate për deputete,
Hafize Sallahu!