Ismajli ‘godet’ LDK’n: S’ishin të gatshëm për Demarkacion, problemet nën Qeverinë Mustafa kanë mbetë të njajta (video)

E publikuar: 08/05/2017 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nenkryetari i PDK’s, Uran Ismajli, i ftuem ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum ka fole ekskluzivisht per zhvillimet e fundit te partnereve te koalicionit PDK-LDK.

Ai asht ndale me diskutue per temat e ‘nxehta’ te Demarkacionit dhe te mocionit per rrximin e Qeverise.

Simbas tij, LDK s’ka pase kurre partner ma te mire ne koalicion se PDK.

Ai thote se kryetari i i PDK’s Kadri Veseli asnjihere nuk ka interferue ne vendimet e kryeminstrit Isa Mustafa, shkruen Rrokum.TV

“Kryetari i PDK’s Kadri Veseli nuk asht perzi kurre ne punet e kryeministrit Mustafa”, ka thane Ismajli.

Tue fole per punen e kryeministrit, nenkryetari i PDK’s mendon se ai s’ka pase nji plan inovativ.

“Papunesia asht shume e madhe ne vendin tone, te rijte mendojne per nji shtet tjeter te dyte dhe jo per Kosoven qe me i zhvillue aftesite e tyne”, asht shprehe Ismajli, tue shtue se punet kane mbete te njajta, dhe ai nuk ka pa ndonji plan inovativ per me ndryshue kete gjendje.

Nenkryetari i PDK’s, Uran Ismajli ka thane ne Rrokum Roll te TV Rrokum se LDK nuk ishte sot e gatshme per Demarkacionin.

“Veseli ka thane se nese vjen Demarkacioni le te vjen se bashku me vullnetin politik, pra me deputetet e LDK’s”, thote Ismajli.

“Na s’kemi pa gadishmeni te LDK’ja, prandaj asht shty sot procedimi i Demarkacionit”, thote ma tutje ai, shkruen Rrokum.TV

Ismajli thote se kryeministri Mustafa e ka proklamue se ai po e merr nji vendim te randesishem per Kosoven lidhun me Demarkacionin, por shton se, nji vendim te tille duhet me pase te mbeshtetun nga partia e tij.

“Kjo perkufizohet si mungese e vullnetit per vendime te medha”, konsideron Ismajli.

E per qendrimin e PDK’s lidhun me seancen e te Merkures ku ne rend dite asht mocioni per rrximin e Qeverise, Ismajli ka thane:

“Kemi me pase diskutim te mbrendshem punen e mocionit, prandaj s’muj me paragjykue se çfare vendimi ka me u marre”, shprehet ai.

Ai thote se, ne seancen e te Merkures, PDK ka me hy mbas nji debati te mbrendshem sa i perket kesaj çashtje.

Nenkryetari i PDK’s, Uran Ismajli e ka spjegue sloganin e partise se tij “Fillimi i ri”.

Ne pyetjen e moderatorit Fidan Jupolli se qysh mundet me u quejt ‘Fillim i ri’ nji projekt i nji partie qe ka qene ne pushtet tash e sa kohe, Ismajli ka thane se, “Projektet e medha munden me u ba veç kur ka guxim”.

Ai thote se megjithese PDK ka fitue, nji parti tjeter u desht me zbatue programin e saj, tue ju referue LDK’s, me te cilen PDK asht ne Qeveri.

“Veseli ka per synim me i ristartue prioritetet, qe çdo dite si prioritet e ka qytetarin e Kosoves”, sqaron Ismajli.

“PDK ka pervoje ne projekte te medha dhe e ka nji lider te ri te deshmuem”, ka theksue Ismajli, tue sqarue se keto dy fakte jane qe e argumentojne “Fillimin e ri”, shkruen Rrokum.TV

Tue fole per zgjedhjet dhe pritshmenite e PDK’s, nenkryetari i PDK’s, Uran Ismajli ka thane se subjekti i tij politik synon me fitue ne zgjedhjet e ardhshme.

“Nese PDK del e para, posti i Kryeministrit ka me qene i panegociushem”, ka ba me dije ai.

Nenkryetari i PDK’s ka thane se nuk ka dilema qe partia e tij asht e para ne Kosove.

“Nuk e kemi proklamue kete, por na jemi te paret, kjo asht me randesi”./Rrokum.TV

Kqyreni emisionin e plote: