Ish-ushtari gjerman i UÇK-së – Kurtit: Pyeti amerikanët për pajisjet e sofistikuara

E publikuar: 11/01/2022 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ushtari gjerman i UÇK-së, Roland Bartetzko, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti i cili tha sot se pajisjet e sofistikuara s’mund ta zëvendësojnë vrullin dhe fuqinë e luftarakut të zot.

Bartetzko ka shkruar në Twitter se pajisjet e sofistikuara mund ta zëvendësojnë fuqinë e një ushtari të zot dhe të pyes amerikanët për një gjë të tillë.“Në fakt, mundet dhe mund ta bëjë këtë gjatë gjithë kohës. Thjesht pyesni amerikanët për këtë”, ka shkruar Bartetzko.