Ish presidenti serb e akuzon Vucicin: Dogje ambasadat kur Kosova shpalli pavarësinë

E publikuar: 09/11/2017 18:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka thënë se presidenti aktual Aleksandar Vucic natën kur është shpallur pavarësia e Kosovës, Vucic kishte organizuar protestat në të cilat ishin djegur ambasada të shteteve të huaja në Beograd.

Reagimin i tij vjen pas një deklaratë e zëvendës kryeministres serbe, Zorana Mihajlovic, që ka thënë se Tadic kishte ikur në Rumani natën e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.

“Natën kur shefat e saj kishin organizuar protesta të dhunshme në Beograd. Nuk kam luftuar të mbaj Kosovën duke cenuar sigurinë dhe jetët e qytetarëve tonë, dhe duke djegur ambasada të huaja”, ka thënë Tadic, transmeton GazetaMetro.net

“Pata shkuar për bisedime urgjente me presidentit e Rumanisë i cili në ato momente koordinonte aktivitetet e shteteve që refuzuan yë njihnin pavarësinë e Kosovës”, ka rrëfyer Tadic.

Sipas Tadcic, drejtuesit aktual të Serbisë këtë e bënë për poena politik dhe e instrumentalizuan çështjen deri në nivelin e demagogjisë së skajshme, duke e rrezikuar pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, ndërsa tani kanë braktisur edhe ato interesa te serbëve që do të mund të ishin mbrojtur.

Duke aluduar në Listën Serbe, Tadic ka thënë se,“nuk jemi futur ne në qeverinë e Kosovës me njeriun që është akuzuar për krime brutale, megjithëse edhe në kishim presione të tilla nga fuqitë e mëdha”.

“Nuk pranuam as marrëveshjen me të cilën Serbia e pranonte sistemin e drejtësisë së Kosovës së pavarur edhe në veri, ku ekzistonte sistemi juridik serb deri në ardhjen e Vucic e Mihajlovic”, është shprehur Boris Tadic.

Deklartat vijnë pas fillimit të dialogut të brendshëm lidhur me çështjen e Kosovës, para se të rifilliojnë bisedimet e Brukselit. /gazetametro.net