Ish-presidentët e kryeministrat shqiptarë vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë

E publikuar: 20/09/2022 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me iniciativën e kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, do t’i vizitojnë në Hagë ish- presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët.

Kjo u bë e ditur nga këshilltari i kreut të AKR-së, Jetlir Zyberaj.

Zyberaj tha se ftesa iu dërgua edhe ish-presidentëve të Kosovës.

Sipas tij ish-presidentët Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, nuk i janë përgjigjur ftesës.

“Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre. Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilen thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës” – tha Zyberaj.