Ish/ministri tash deputeti i Kosovës, u arrestua nga policia

E publikuar: 30/03/2020 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri, është arrestuar sot në një fshat afër Prizrenit, mëson Gazeta Express.

Demiri, që është deputet i koalicionit Vakat, është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënesi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj,

‘’Policia i ka ndaluar dy persona rreth ores 15:00 . Në makinë janë gjetur 16 fishekë të armës që janë konfiskuar dhe një armë. Arma është konfiskuar, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit nga ana e policisë, të njëjtit me urdhër të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”,