Ish-kryeministrja kroate tmerrohet nga komentet negative të serbëve, pasi u solidarizua me familjet e viktimave të aksidentit

E publikuar: 26/07/2021 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministrja kroate Jadranka Kosor përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se bashkëndjenë dhimbjen me familjet e viktimave dhe të lënduarve në aksidentin e tmerrshëm që ka ndodhur në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe mbi 40 tjerë u dërguan për hospitalizim.

Një autobus që po vinte nga Gjermania, transportonte qytetarë nga Kosova, ku në një moment shoferin e kishte zënë gjumi duke bërë që të humb kontrollin mbi mjetin dhe të shkakton aksident me fatalitet.

E mjaftoi një postim i ish-kryeministres kroate, që shumë serbë me profile të rrejshme t’i replikojnë dhe të praktikojnë gjuhë të urrejtjes.

Megjithatë, kjo i pengoi shumë Kosorit e cila kishte shkruar se “zemrat tone janë me Kosovën”, duke iu kundërpërgjigjur komentuesve që përdornin gjuhë të urrejtjes.

“Zot i madh, sa shumë komente negative në postimin tim se si zemrat tona janë me Kosovën. Aq tragjedi e madhe, njerëz të vdekur, familje të zhytura në vaj, e këto fakte te shumë njerëz nuk kanë nxitur as edhe një grimcë keqardhje. Frikësohem nga kjo urrejtje”, ka shkruar Kosor.