Ish-kryegjyqtari i EULEX u drejtohet kosovarëve për mosliberalizimin: Ju i bëtë të gjitha, një ditë do shpërbleheni

E publikuar: 25/06/2022 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Malcolm Simmons
Share:

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX, Malcolm Simmons ka folur për mosliberalizimin e vizave për Kosovën në Samitin e BE-së që u mbajt këtë javë.

Simmons në një postim në Twitter ka thënë se nga ajo që ka mësuar për popullin e Kosovës gjatë kohës që ka shërbyer në Prishtinë, është se ai është i qëndrueshëm dhe i ka kapërcyer fatkeqësitë.

Ai ka thënë se Kosova ka bërë gjithçka çka i është kërkuar dhe një ditë do të shpërblehet.

“Një gjë që mësova për popullin e Kosovës është se ju jeni një popull elastik që gjithmonë do t’i kapërceni fatkeqësitë. Ju keni bërë gjithçka që ju është kërkuar. Një ditë do të shpërbleheni”, ka shkruar Simmons.Më poshtë postimi i plotë i tij.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!