Ish-kandidati i VV’së për kryetar të Mitrovices tallet me Agim Bahtirin

E publikuar: 19/09/2021 19:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fehmi Ferati, ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje përgjatë zgjedhjeve komunale të 2017’ës, e ka marrë me humor kandidaturën e pasuesit të tij në zgjedhjet komunale të këtij viti, Agim Bahtirit.

Ferati, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka shpërndarë fotografinë e një qytetari për të cilin mediat lokale gjatë ditës raportuan se po luante me letra në kompjuterin ku kryhen shërbimet komunale të Mitrovicës. Kjo foto, ish-kandidatit të VV’së për kreun e Mitrovicës po i asocion me programin zgjedhor të Bahtirit, shkruan Gazeta Express.

“Programi zgjedhor i Agim Bahtirit!”, ka shkruar Ferati.