Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit thotë se dikush ia “kidnapoi” dhe rrahu djalin 10-vjeçar

E publikuar: 04/01/2022 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

sh-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit, Bejtullah Deliu, ka reaguar në Facebook pasi që sipas tij, një 52-vjeçar ia ka “kidnapuar” dhe rrahur djalin e tij 10-vjeçar.

Përmes njoftimit në rrjete sociale, Deliu ka thënë se dje ka përjetuar një shok të papritur, pasi që djali i tij 10-vjeçar kishte ardhur në shtëpi i traumatizuar, duke mos pasur fuqi as të fliste.

“Sot, përjetova një SHOK të papritur, djali im Orgesi më erdhi në shtëpi i traumatizuar si asnjëherë më parë, thjeshtë më është dukur sikur ka parë ndonjë përbindësh e duke ikur nga “ai”, nuk gjente forcë t’i shqiptojë fjalë nga goja, dridhjet e mjekrrës e rrjedhja e lotëve nuk ndaleshin, thjesht pamje tmerruese.

Për pak minuta duke e qetësuar, kuptoj se ai ishte maltretuar nga një 51 vjeçar me arsyetim së tre femijë të vegjël më gjuanin bombica plasëse në oborr, dhe më pas, me një gurralec ma thyen xhamin e kerrit. Kjo ka mjaftuar që ai t’a “kidnapoj” Orgesin duke e mbyllur në oborr të tij (mbi një orë) derisa dy të tjerë i ikën nga duart, me atë “nervozë” mori guximin që t’a shtrëngojë për fyti (Orgesi duke tentuar të hypë nëpër mur, sepse derën e ka mbyllur “monstra”) duke ja lënë shenja, e duke e rrahur me kabllo, i gjithë ky maltretim në Orgesin 10 vjeçar – vetëm 10 ohh Zot!”, ka shkruar Deliu ndër të tjerash.