Isa Mustafës: Me Vjosa Osmanin Kosova nuk mund ta arrijë ndonjë njohje

E publikuar: 19/12/2021 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj që mbajti ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, ndër të tjerash e ka cilësuar si anti-Kushtetues moratoriumin një-vjeçar të dalur nga Marrëveshja e Washingtonit, gjë që kufizonte aplikimin e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Edhe pas kalimit të afatit të këtij moratoriumi, Kosova nuk është se ka arritur të futet në ndonjë organizatë ndërkombëtare.Deklarata e Osmanit se ky moratorium ka cënuar rendin Kushtetues të Kosovës, ka nxitur reagime nga opozita të cilët kanë theksuar se moratoriumi ka dalë nga Marrëveshja e Washingtonit, e cila është nënshkruar nga pala kosovare dhe ajo serbe në SHBA.Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se njohjet nga shtetet e veçanta dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare, Kosova i ka marrë falë angazhimit të SHBA-ve, andaj pa SHBA-të, Mustafa ka deklaruar se Kosova s’do të ishte askund.“Është fakt të cilin e dimë të gjithë, se njohjet nga shtetet e veçanta dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare i kemi marrë falë angazhimit të SHBA-ve. Gjithëherë janë bërë në koordinim dhe konsultim me SHBA-të. Pa SHBA-të s’do ishim askund. Dikush mund të shet mend se ngrirja e aplikimeve për anëtarësim në organizata ndërkombërare për një vit, sipas Marrëveshjes së arritur në Zyrën Ovale në Washington, ka rrezikuar rendin kushtetues të Kosovës, por këtë e vlerësoj deklaratë të kotë. Boshe. Sepse askush s’na ka pritur në rend të anëtarësohemi dhe se institucionet e Kosovës edhe pas kalimit formal të afatit të moratoriumit nuk kanë aplikuar për anëtarësim”, ka deklaruar Mustafa.Tutje, ai ka thënë se deklarata të tilla s’janë asgjë tjetër veç se pasojë e inateve dhe mosdurimeve të brendshme.Mustafa ka thënë se këto lloj deklarata dëmtojnë partneritetin e Kosovës me SHBA-të, të cilat angazhohen për implementimin e Marrëveshjes.“SHBA-të janë shtet lider botëror që veprojnë mbi baza të interesave globale dhe të demokracisë botërore. E njohin shumë më mirë edhe Kushtetutën e Kosovës. Këtë do duhej ta dinin edhe juniorët që momentalisht janë në krye të institucioneve të vendit tonë, e të mos lëshojnë cilësime të tilla. Por, nëse dikush është i bindur se Kosova mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare pa përkrahje të Amerikës, le të provojë. Në qoftë se vlerëson se është rrezikuar rendi kushtetues, e ka për obligim ta mbrojë Kushtetutën. Prej kujt? Në këtë rast po del, prej aleatit tonë strategjik që ishte vendimtar ta bëjmë shtetin e Kosovës. Unë dyshoj që Kosovën do të mund ta anëtarësojnë në organizata ndërkombëtare liderët që çdo ditë e më shumë po e izolojnë Kosovën. As të arrijnë ndonjë njohje të re, për fat të keq! Letrat dhe mikrofonat durojnë çdo gjë; deklarime të mençura e të pamençura, por logjika e shëndoshë nuk i duron të gjitha”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ishte pajtuar për një moratorium 1 vjeçar për të mos lobuar për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, derisa Serbia ishte pajtuar të ndalonte fushatën agresive kundër Kosovës.