Inter e ofron Banegan plus para për yllin e PSG

E publikuar: 25/05/2017 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi është duke e kërkuar me ngulm yllin e PSG, Angel Di Maria.
Raportohet se Interi është i gatshëm ta ofrojë Ever Banegan plus para për t’i siguruar shërbimet e Di Marias, transmeton Express.

Unai Emery, trajneri aktual i PSG, ka punuar me Banegan në kohën kur të dy ishin pjesë e Sevillas.

Tuttosport raporton se PSG e vlerëson Di Marian 50 milionë euro.

Por, më e rëndësishmja në gjithë këtë mund të jetë paga e lojtarit, i cili momentalisht paguhet plot 9 milionë euro në sezon te PSG.

29-vjeçari u transferua në kampionatin francez në vitin 2015. Ai ka luajtur për Real Madrid dhe Manchester United.

Ai ka kontratë me PSG deri në vitin 2019.