Inter 2-3 Juventus, notat e lojtarëve në derbin e Italisë

E publikuar: 29/04/2018 06:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ka arritur të fitojë në udhëtim te Interi me rezultat 2-3 në ndeshjen e njohur si Derby d’Italia.

Derbi i Italisë ka sjell shumë emocione, gola, kacafytje, episode të dyshimta dhe gjithçka tjetër në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Serie A.

Golat në këtë derbi u shënuan nga Mauro Icardi (52′) dhe Andrea Barzagli (OG,65′) për Interin, ndërsa për Juventusin shënuan Douglas Costa (13′), Milan Skriniar (OG, 87′) dhe Gonzalo Higuain (89′).

Lojtari më i vlerësuar i këtij derbi ishte kolumbiani Juan Cuadrado, i cili u vlerësua me notë 8.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mesfushorin e Interit, Matias Vecino, Barzagli, i cili pas të kuqit u notua me 4.9. /Telegrafi/

Inter:

Te Interi dështuan edhe Handanovic dhe D’Ambrosio

Juventus: 

Te Juventusi u dalluan edhe Costa dhe Higuaian