Instituti Hidrometeorologjik paralajmëron vërshime në Dukagjin

E publikuar: 16/01/2023 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar reshje me intensitet mesatarë duke filluar nga sot, pasdite.

Instituti potencon se në rajonin e Dukagjinit mund të ketë vërshime të lumenjve.

“Duke filluar nga sot pasdite (e hënë, datë.16/01/2023) dhe gjatë ditës së nesërme dhe pasnesërme (e martë e mërkure, datë.17-18/01/2023), pritet të ketë reshje me intensitet mesatarë deri në të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në pjesën perendimore dhe veriore të vendit, por gjatë ditës së nesërme ato do të përfshinë tërë vendin”, thuhet në njoftim.

“Në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Prizren, Klinë, Zubin Potok etj), mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve, fillimisht atyre të vegjël me karakter të rrëkeve të cilët zbresin prej viseve më të larta malore, duke pasur potencial për shembje apo rrëshqitje të dherave”.

“Në zonat urbane, në këto komuna, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve drenuese, mirëmbajtjës dhe pastrimit të shtretërve të lumenjve dhe kanalizimeve”.

Kjo situatë pritet të ndikoj në ngritjen e niveleve dhe prurjeve të lumenjve kryesorë, veçanërisht të sistemit të lumit Drini i Bardhë, sidomos degët e tij të djathta, Ibri etj.

Probabiliteti për të tejkaluar një prag 5-vjeçar të periudhës së kthimit: 55 % Probabiliteti për të tejkaluar një prag 20-vjeçar të periudhës së kthimit: 6 për qind.