Institucionet shëndetësore publike dhe private të bashkëpunojnë në digjitalizimin e kujdesit shëndetësor

15.04.2021 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Institucionet shëndetësore publike dhe private të bashkëpunojnë në digjitalizimin e kujdesit shëndetësor

Parandalimi i sëmundjeve dhe trajtimi efikas përmes teknologjisë digjitale janë thelbësore për një shoqëri të shëndetshme, veçanërisht në këtë kohë të pandemisë.

Duke marrë parasysh këtë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar forumin virtual mbi kujdesin e shëndetësisë digjitale për të diskutuar më tej rëndësinë dhe mjedisin e sigurt të cilin e ofron kjo e fundit.

Jeta Statovci, Deputete në Parlamentin e Republikës së Kosovës, theksoi se sistemi shëndetësor duhet të adaptohet me nevojat e pacientëve.
Ajo më tej tha se ka pasur hapësirë të mjaftueshme për inkuadrimin e shëndetësisë digjitale në sistemin shëndetësor, mirëpo nuk është bërë edhe pse ka qenë shumë e nevojshme, veçanërisht në një gjendje të jashtëzakonshme, siç është kjo e pandemisë.

Statovci tutje rekomandoi se shteti i Kosovës mund të implementoj një sistem informativ shëndetësor, si në vendet e tjera, e cila ka rezultuar efikas në këtë aspekt.

“Kjo mungesë e digjitalizimi ka rezultuar në mungesën e historikut të të dhënave shëndetësore për secilin qytetar dhe kësisoj të dhënat shëndetësore të sektorit publik dhe privat duhet të centralizohen në mënyrë që pacienti të ketë një tretman më efikas” theksoi Statovci.

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, Igli Larashi konsideroi të nevojshëm një bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat për sektorin e shëndetësisë. Sipas tij, këto të dhëna të pacientëve që do të digjitalizoheshin duhet përfshirë në ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Larashi, për më tepër, rekomandoi se në mënyrë që në Kosovë të ketë një sistem të mirëfilltë digjital, Kosova duhet të përfitoj prej eksperiencës së mjekëve të huaj.
Veç kësaj, sa i përket sistemit shëndetësor digjital, Armend Vokshi. Drejtor Menaxhues në Klinikën Amerikane, theksoi se Kosova nuk duhet ta kopjoj sistemin e vendeve të tjera, por duhet ta përshtat atë sipas nevojave të vendit.

Vokshi, po ashtu, sugjeroi se qeveria duhet ta rrisë ndërgjegjësimin për shëndetësinë digjitale dhe të merret me implementimin e këtij sistemi. Më tej, ai bëri apel që të rritet procesi i monitorimit sa i përket zbatimit të ligjeve ekzistuese.

Moderatori i këtij forumi, Dorjan Berishaj, bashkëthemelues i kompanisë softuerike Zombie Soup, vëri në pah dallimet mes sistemit shëndetësor në Kosovë dhe atë në vendet tjera me sistem të avancuar.

Ai më tej theksoi dobitë që ka ofruar përkujdesja e shëndetit digjital në kursimin e buxheteve të shteteve në trajtimin e sëmundjeve kronike. Veç kësaj, Berishaj po ashtu theksoi ndikimin pozitiv të konsultave virtuale në trajtimin e personave me probleme psikike si rezultat i privatësisë që ofron kujdesi i shëndetësisë digjitale.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mustafa: Si LDK nuk kemi koment negativ për deklaratat e Gërvalles

Mustafa: Si LDK nuk kemi koment negativ për deklaratat e Gërvalles

LDK e konsideron të ndërlikuar çështjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

LDK e konsideron të ndërlikuar çështjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

Hisen Berisha: Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Rugovën në rezidencën e tij në Velani

Hisen Berisha: Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Rugovën në rezidencën e tij në Velani

Milanoviq ironizon me Serbinë e zemëruar

Milanoviq ironizon me Serbinë e zemëruar

Raporti i ShBA-së: Kosova ka nevojë për një Ligj të ndryshuar për lirinë fetare

Raporti i ShBA-së: Kosova ka nevojë për një Ligj të ndryshuar për lirinë fetare

Glauk Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Glauk Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Subvencionimi i pagave nga shteti: Ekzekutohen pagesat e para nga ministria e Financave

Subvencionimi i pagave nga shteti: Ekzekutohen pagesat e para nga ministria e Financave

Kurti e Konjufca nderojnë heroin Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes

Kurti e Konjufca nderojnë heroin Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes

Për Mevmedin nuk ka ndihmë nga shteti

Për Mevmedin nuk ka ndihmë nga shteti

Tahiri i AAK-së për programin qeverisës të Kurtit: Nuk u përgjigjet pritjeve të qytetarëve

Tahiri i AAK-së për programin qeverisës të Kurtit: Nuk u përgjigjet pritjeve të qytetarëve

Kurti: Rritja e buxhetit për FSK-në do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme

Kurti: Rritja e buxhetit për FSK-në do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme

Ekspertët e pavarur të OBSh-së: Pandemia Covid-19 mund të ishte shmangur

Ekspertët e pavarur të OBSh-së: Pandemia Covid-19 mund të ishte shmangur

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e AKI-së, flasin për koordinim të ngushtë ndërinstitucional

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e AKI-së, flasin për koordinim të ngushtë ndërinstitucional

​Abdixhiku takohet me ambasadorin Rohde, përmend liberalizimin e vizave

​Abdixhiku takohet me ambasadorin Rohde, përmend liberalizimin e vizave

Republika Sërpska nuk i tërheq dekoratat për kriminelët e luftës

Republika Sërpska nuk i tërheq dekoratat për kriminelët e luftës

Hradinaj akuzon ministrin Mehaj: Po u ndalon makinat gjeneraleve te Ushtrisë

Hradinaj akuzon ministrin Mehaj: Po u ndalon makinat gjeneraleve te Ushtrisë