Institucionet heshtin përballë fushatës serbe, për mospranimin e Kosovës në UNESCO

E publikuar: 29/08/2017 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përderisa Serbia dhe Maqedonia kanë acaruar marrëdhëniet diplomatike mes tjerash edhe shkaku i çështjes së synimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, kjo e fundit ka heshtur karshi këtyre zhvillimeve.

Me gjithë fushatën e Serbisë për mospranimin e Kosovës në këtë organizatë, institucionet e vendit të paktën publikisht nuk kanë dhënë asnjë deklaratë lidhur me çështjen e UNESCO-s. As të hënën, të kontaktuar nga gazeta zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme, përfshirë edhe ministrin në detyrë, Emanuel Demaj, nuk kanë pranuar të komentojnë asgjë, shkruan sot “Koha Ditore”.

E njohësit e trashëgimisë kulturore kanë thënë se Kosova është dashur ta niste fushatën shumë më herët nëse do të tentonte sërish të aplikonte për anëtarësim në UNESCO. Në vitin 2015, sherri i tri votave Kosova nuk arriti të merrte besimin e Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë anëtarja e 196-të e UNESCO-s.

Para dy javësh ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, kishte thënë se kusht për pranim në këtë organizatë janë miratimi i Ligjit për liritë fetare dhe ai për trashëgimi kulturore.

“Duhet një afat rekord për miratimin e këtyre dy ligjeve. Shpresoj që kjo çështje nuk do të mbetet peng. Problemet janë shtuar shkaku i mosfunksionimit të institucioneve. Ne jemi duke punuar, por nuk e kemi krejt barrën e përgjegjësisë”, kishte thënë Demaj.

Aktualisht Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit dhe ai i Graçanicës, si dhe Kisha e Shën Premtes në Prizren mbrohen nga UNESCO-ja… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.