Informatat e fundit nga kërkimet për dy policët e zhdukur

E publikuar: 01/05/2018 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi tha për Zërin se janë duke vazhduar kërkimin e dy trupave të pjesëtarëve të Policisë, të cilët konsiderohen të zhdukur pasi ranë në rrjedhën e lumit Lepenc.

Sipas tij, ende nuk ka diçka konkrete në lidhje me dy policët e zhdukur. “Informacionet më të reja janë se ne jemi duke i vazhduar kërkimet me 170 pjesëtarë të ndryshëm, por fatkeqësisht ende nuk kemi diçka konkrete”, tha ai. Gashi theksoi se do të vazhdojnë kërkimet deri sa të jetë nevoja dhe sipas tij, kërkimet po kryhen deri në kufi me Maqedoninë.

“Deri sa të ketë nevojë ne nuk do t’i ndërpresim kërkimet. Ne jemi duke kryer punët tona, duke kërkuar tek lumi, bregu i lumit, vendi ku kanë rënë dhe jemi duke vazhduar me kërkim. Ne kemi shkuar deri në kufi me Maqedoninë, por nuk kemi policë tanë që po kërkojnë në Maqedoni”, tha ai.

Përndryshe, në kërkim të dy policëve, Malsor Dashin dhe Armend Trena, është edhe Policia Maqedonase./ Zeri