Infektologu Tolaj: Kosova ka pasur më së shumti vdekje nga virusi, çuditem me heshtjen e autoriteteve

E publikuar: 13/09/2021 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i rasteve të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë shqetësues, ndërsa së fundmi ka rënë dukshëm numri i rasteve të reja të infektimit me variantin Delta.

Infektologu Ilir Tolaj ka deklaruar se Kosova ka pasur më së shumti raste të infektimeve dhe vdekjeve nga virusi në rajon gjatë kësaj vale të pandemisë.

Tolaj ka shprehur habinë se si autoritetet kanë heshtur karshi kësaj situate.

“Pavarësisht prej kësaj është shumë e nevojshme që autoritetet shëndetësore ta thonë fjalën e vetë”, thotë Tolaj për RTK-në.

“Unë jam çuditur shumë me heshtjen e tyre rreth këtij fenomeni që e patëm në këtë valë të pandemisë duke mos dhënë një informatë, një njoftim rreth asaj se çka mendojnë që ka qenë rasti në këtë valë të pandemisë”, shtoi ai.