Infektologu Ilir Tolaj tregon nëse mund të rriten rastet e reja me COVID-19 si pasojë e zgjedhjeve

E publikuar: 17/10/2021 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Infektologu Ilir Tolaj, tha se tashmë jemi të adaptuar me rrethanat e pandemisë dhe po mësohemi të funksionojmë në kushte të veçanta.

Ai ka treguar edhe nëse zgjedhjet lokale mund të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes me pandeminë COVID-19.
Këto zgjedhje janë më të lehta. Zgjedhjet e kaluara të përgjithshme ishin mësim i vërtet që rezultuan me valën e tretë të pandemisë në Kosovë. Mirëpo, këtë herë vala ishte më herët dhe tash në këtë ditë situatë në aspektin epidemiologjikë është e qetë, tha Tolaj në ATV.

Ai tha se nuk do të ketë rritje të infektimeve nga këto zgjedhje sepse sipas tij ka pasur rënie të valës së fundit të pandemisë e cila siç ka thënë, ishte më intensivja prej të gjitha valëve paraprake.

“Nuk pres që këto aktivitete të rezultojnë më një valë të re”, tha ai.