Ilir Meta vjen sot në Kosovë, ndërpritet qarkullimi në disa rrugë përkohësisht

E publikuar: 21/07/2022 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot e nis vizitën treditore në Kosovë.
Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditura angazhimet e saj për përcjelljen dhe sigurinë e presidentit Meta.

“Në kohën e ardhjes (pasdite) me 21 korrik, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta. Po ashtu edhe në ditën e kthimit, më 23 korrik, sipas agjendës zyrtare do të ndërmerren veprimet e njëjta policore, të lëvizjes së eskortës, në rrugët të cilat përdoren për qarkullim të eskortës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!