IKSHPK lut qytetarët: Vaksinonuni! Parandalon shtrirjen në spital dhe vdekjen

E publikuar: 15/09/2021 09:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar thirrje sërish për vaksinim.

IKSHPK me anë të një komunikate ka thënë se personat e pa-vaksinuar janë brenga më e madhe, dhe se procesi i vaksinimit shpëton jetë.

Tutje, instituti ka thënë se vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike.

Përveç kësaj, vaksinimi shpëton jetë sipas IKSHPK-së, duke parandaluar komplikimet e rënda që kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Thirrja e plotë e IKSHPK-së:

Qytetarë të dashur!

Ju lutemi: Vaksinohuni!

Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe!

Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

Vaksinohuni!

Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!.