Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se pas fillimit të shfaqjes së disa rasteve me fruth në vendin tonë, ka filluar vaksinimi i fëmijëve kundër kësaj sëmundjeve ngjitëse.
Sipas këtij njoftimi, IKSHPK ka urdhëruar vaksinimin e e të gjithë fëmijëve që nga mosha nëntë mujore deri në moshën shtatë vjeçare.
Njoftimi tregon se bga 200 raste që janë paraqitur me sëmundjen e fruthit nga muaji qershor, 150 tashmë janë trajtuar, kurse 49 janë në trajtim e sipër.
Ky është njoftimi i plotë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës:
Njoftim për vaksinim me MMR
Duke analizuar situatën epidemiologjike me fruth në Kosovë, Komiteti Nacional për Sëmundje Ngjitëse dhe PZI ka obliguar ditë më parë ekipet e vaksinimit që:
– Të vaksinojnë të gjithë fëmijët nga muaji i nëntë i jetës me 1 dozë prej 0.5 ml
– Nëse fëmija është 5 vjeç duhet të rivaksinohet me MMR dhe nuk ka nevojë të pritet mosha 6-7 vjeç.
– Nëse fëmija është mbi 7 vjeç dhe nuk është i vaksinuar fare, atëherë vaksinohet me 1 dozë MMR menjëherë dhe pas një muaji me booster dozën me MMR.
Lajmi i mirë në këtë mes është se numri i rasteve të fruthit është duke shënuar rënie. Nga 200 raste që janë paraqitur nga muaji qershor, 150 tashmë janë trajtuar, kurse 49 janë në trajtim e sipër.
Megjithatë, ne ju bëjmë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin të gjitha masat e sipërpërmendura në mënyrë që të shuhet epidemia me fruth në vend.