IKSHPK del me apel: Mos hani ushqim kudo

E publikuar: 07/06/2022 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me rastet e shpeshtuara të helimimit nga ushqimi.

IKSHPK ka bërë thirrje për kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit, pasi që sipas tyre ‘qytetarë të pafajshëm për shkak të komsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital’.

Këto janë rekomandimet e IKSHPK’së:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimiShmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etjKonsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zierFrutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm .Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.Ruaj tja e ushqimit të mbetur në frigoriferUshqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet.

Nuk duhet të ringrihet.

Duart duhet të lahen dhe thahen:

Para se të filloni të përgatisni ushqimin Pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet Pas përdorimit të tualetit Pasi të pastroni hundën Pasi të prekni një kafshë Pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.