IKShPK bën thirrje për kujdes në pikun e nxehtit

22.06.2021 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
IKShPK bën thirrje për kujdes në pikun e nxehtit

Temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidmos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale.

Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike janë:

Personat e moshuar asesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet

;Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të çelta;Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose qaji; poashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale;

Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barnave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial;Paraqitja e kokëdhembjes, mundimit, marramendjes dhe dehidrimit, tharjes së gojës dhe lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarin, sidomos kur është i sëmurë dhe ka paaftësi funksionale;

atëherë doemos i sëmuri geriatrik duhet të lajmërohet tek mjeku i tij familijar ose në qendrën më të afërt emergjente;Anëtarët e familjes, miqtë, fqinjtë dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale edhe disa herë gjatë ditës;

Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues, i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar;Më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikëqyrja e përdorimit të barnave në mënyrë të rregullt;

Është i domosdoshëm aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit, sidomos ecja e vazhdueshme në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje, qëndrimi sa më i gjatë në natyrë (park, shëtitore etj).

Nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen shumëorëshe të hapësirave ku qëndron i moshuari.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Në këto komuna KEDS paralajmëron ndërperje të rrymës

Në këto komuna KEDS paralajmëron ndërperje të rrymës

Sekretarja Albright e fton ministrin Mehaj për vizitë në ShBA

Sekretarja Albright e fton ministrin Mehaj për vizitë në ShBA

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë 

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

Policia ndalon kontrabandën në Jarinje – gjenden 86 palë pantallona në një autobus

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Blerim Reka: Në Shkup u varros “Mini-Shengeni”

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Gjykata e dënon me gjobë ish-komandantin e stacionit policor në Gjakovë

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci

Osmani, Kurti dhe Konjufca shkojnë në Gjakovë për ngushëllime tek familja e nënës dhe bijës që vdiqën në tragjedinë në Kroaci

Serbia ‘i fal’ të gjitha autokracitë që nuk e njohin Kosovën 

Serbia ‘i fal’ të gjitha autokracitë që nuk e njohin Kosovën 

12 mijë e 123 doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

12 mijë e 123 doza të vaksinave kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

Raporti i fundit nga IKSHPK, rritet edhe më shumë numri i rasteve të reja me COVID-19

Raporti i fundit nga IKSHPK, rritet edhe më shumë numri i rasteve të reja me COVID-19

​Specializantët kërkojnë pagesën e kujdestarive dhe ditëve të festave

​Specializantët kërkojnë pagesën e kujdestarive dhe ditëve të festave

Mërgimtari ia hodhi një shishe para oborrit, nervozohet qytetari: A guxon në Zvicër kështu

Mërgimtari ia hodhi një shishe para oborrit, nervozohet qytetari: A guxon në Zvicër kështu

Reagon Bahtiri: Agimi ka qenë, është dhe do të jetë në krye Mitrovicës

Reagon Bahtiri: Agimi ka qenë, është dhe do të jetë në krye Mitrovicës

Vuçiq: Nga Beogradi do të niseni deri në Tiranë dhe askush s’do t’iu ndalë

Vuçiq: Nga Beogradi do të niseni deri në Tiranë dhe askush s’do t’iu ndalë