IHMK: Parashikimi i motit për pesë ditë (06 – 10 korrik 2020)

E publikuar: 05/07/2020 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme do të ketë mot jostabil, vranësira, rreze dielli por edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Ky është njoftimi i plotë:

Java fillon me mot jostabil, vranësira, rreze dielli por edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Kjo situatë e motit do të stabilizohet nga dita e mërkurë duke mundësuar mot stabil dhe relativisht të nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, shpejtësia e së cilës në Dukagjin mund të arrijë deri 14 m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, shpejtësia e erës mund të arrijë deri 9 m/s.