Icardi zbulon të ardhmen e Perisiç

E publikuar: 21/08/2017 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mauro Icardi ishte heroi i padiskutueshëm në fitoren 3-0 kundër Firentinës, në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A.

Ai është shprehur se disa gjëra kanë filluar që të ndryshojnë. Sa i përket zërave të largimit të Perisiç, Mauro tha se ai do të qëndrojë.

“Kemi bërë atë që trajneri na ka kërkuar. Gjithkush duhet të jetë i vetëdijshëm për fanellën që ka veshur dhe për të gjithë tifozët duhet të bëjmë mirë”.

“Vitin e kaluar ka munguar diçka, por këtë vit shpresojmë të ndryshojmë dhe të kënaqim tifozët”.

“Spalletti është i pari që është përpjekur të ndryshojë gjërat që u krijuan gjatë vitit të kaluar”.

“Perisic? Mendoj se do të qëndrojë, edhe pse nuk e kuptojë pse ka thënë se nuk ndihet mirë këtu”, ka thënë Icardi.