“Ibrahimoviç është nga një planet tjetër”

E publikuar: 21/12/2016 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eksperti i futbollit, Steve Nicol ka përshendetur ndikimin e madh të sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimoviç në Manchester këtë sezon.

35-vjeçari ka bërë një performancë shumë të mirë gjatë këtyre ndeshjeve. Ai vazhdoi formën e tij të shkëlqyer në fundjavë, duke shënuar dy gola në ndeshjen kundër WBA-së, transmeton indeksonline.

“Mendova se do të dështoi në Premier League, sepse kam menduar se ai kishte humbur fuqinë dhe një saktësinë e këmbës e tij”, tha eksperti ESPN FC . “Por unë po ju them se ai nuk e humbet, nëse ai ka apo nëse ai nuk ka saktësi, ai është në një planet tjetër.

“Ai vetëm i sheh gjërat, e merr qetësinë për të bërë gjëra, ai ka aftësinë për të bërë gjëra dhe ai ekzekuton. Nuk ka dyshim se ai do të shënoi më shumë se 15 gola”, përfundoi Nicol.

Ibrahimovic ka shënuar 11 gola dhe krijoi 23 raste në 16 paraqitje në Premier League këtë sezon, me një saktësi prej 53%. /IndeksOnline/