Ibrahimi: Niveli qendror t’i mbajë larg duart nga autonomia lokale, shqetësuese ndërhyrja e MAPL-së

21.06.2022 08:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ibrahimi: Niveli qendror t’i mbajë larg duart nga autonomia lokale, shqetësuese ndërhyrja e MAPL-së

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se është shqetësuese ndërhyrja e nivelit qendror në punët e nivelit lokal. Ai ka thënë se Kuvendi komunal ka kompetencë ekzekutive për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, ndërsa kryetari i Komunës mundet vetëm të nis procedurat përkatëse.

Për pronat komunale, Ibrahimi thotë se MAPL mund vetëm të shqyrtoj vendime por jo të ndërhyj në to. Për këtë, Ibrahimi kërkon me ngulm që niveli qendror t’i mbaj duart larg vendimeve të komunave.

Ai thekson se vendimi final për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim merret nga kuvendi komunal, ndërsa kryetari i komunës e ka në kompetencë vetëm fillimin e procedurave inicim.

“Kompetencë ekskluzive e komunave është për t’ia dhënë pronën e vetë në shfrytëzim një operatori ekonomik. Gjithashtu, ligji për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim neni 6 e saktëson se në çfarë mënyre dhe kohëzgjatjen e dhënies së pronës komunale në shfrytëzim. Duhet theksuar që çdo pronë komunale jepet me pëlqimin apo vendimin e anëtarëve të kuvendeve komunale. Domethënë kryetari e ka kompetencë vetëm fillimin e procedurave për inicim, e pastaj vendimin final e merr kuvendi komunal. Pra, kuvendi komunal është organi i cili mund ta jep pronën komunale në shfrytëzim”, ka thënë ai për EO.

Ibrahimi për EO tha se në shumicën e rasteve kryetarët e komunave ankohen se niveli qendror nuk po i kryen në kohë vendimet që duhet të shqyrtohen nga ministritë e ndryshme drejtuar nivelit lokal.

Sa i përket pronave komunale, ai thotë se MAPL nuk ka të drejtë të ndërhyje në vendime të komunave.

“Sipas analizave edhe tona po edhe të nivelit qendror del që mbi 95 për qind të vendimeve të kuvendeve komunale kur shkojnë për shqyrtim të ligjshmërisë në nivelin lokal janë në rregull. Është një përqindje jashtëzakonisht e vogël e vendimeve të cilat kthehen nga niveli qendror. Është aty kohëzgjatja se për çfarë kohe duhet të kthehet vendimi nga niveli qendror, në shumicën e rasteve kryetarët e komunave ankohen që niveli qendror nuk i kthen në afatin ligjor vendimet të cilat duhet të shqyrtohen nga ministritë apo dikasteret e ndryshme kundruall nivelit lokal. Te çështja e pronës komunale, me ligjin mbi dhënien e pronës komunale është në mënyrë decidive e saktësuar që ligjshmërinë e vendimit e shqyrton Ministria e Pushtetit Lokal por jo të ndërhyj në vendim”.

“Në këto muajt e fundit jemi dëshmitar të kohës që po ka kësi lloj shkresash, kërkesash nga niveli qendror e të cilat kërkesa, shkresa në rastin e fundit Gjykata Kushtetuese i ka konsideruar që janë shkelje në autonominë lokale apo shkelje në kompetencat e komunave. Apo tejkalim i kompetencave nga niveli qendror kundruall nivelit lokal. Asociacioni i Komunave të Kosovës, gjithnjë ka qenë i hapur për bashkëpunim të ndërsjellë në mes të nivelit qendror dhe nivelit lokal në mënyrë që qytetarët të përfitojnë”.

Ibrahimi ka folur edhe për rikthimin e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, për të cilin thotë se ka përfitime të mëdha për kryeqytetin. Duke cituar fjalët e kryetarit Rama, tha se Prishtina mund të përfitojë nga ky festival deri në 15 milionë euro.

Ai thotë se është për tu habitur se si disa ministra shkelin në kompetencat e komunave, ai thekson se janë edhe ligjet të cilat nuk e lejojnë ndërhyrjen e nivelit qendror.

“Në këtë rast Kryetari Rama ka deklaruar që përfitimet nga mbajtja e një festivali të tillë do të ishin 13-15 milionë euro që për një komunë të Kosovës këto mjete financiare janë jashtëzakonisht të larta. Është bërë mirë që për shkak bashkëpunimit të vonshëm u rregullua situata sa i përket festivalit. Mirëpo në përgjithësi ne habitemi se si Asociacioni i Komunave të Kosovës se si disa ministra e marrin guximin me vetëdije apo vetëdije të shkelin në kompetencat e autoriteteve lokale. E kemi ligjin mbi vetëqeverisje lokale ku është në nenin 17 për kompetencat vetanake. Janë edhe ligjet e tjera sektoriale të cilat nuk lejojnë ndërhyrjen e nivelit qëndror në nivelin lokal sepse është ligji mbi vetëqeverisje lokale. Ne kërkojmë me ngul që niveli qendror ti largoj duart sa më larg autonomisë lokale sepse ekziston edhe karta evropiane mbi vetëqeverisje lokale e cila i saktëson pushtetin, funksionimin e pushtetit lokale”, tha ai.

Ai thekson se ndarja e kompetencave duhet të respektohet dhe të mos ketë ndërhyrje nga niveli qendror.

“Kompetencat janë të qarta si loti, të pastërta si loti sa i përket dhënies së pronës komunale në shfrytëzim. Komuna dhe vetëm komuna është institucioni i cili e jep pronën e vetë komunale në shfrytëzim përmes mekanizmave të cilat i ka të ndërtuar dhe përmes kuvendit komunale. Duhet të dallohet se kryetari nuk merr vendim për dhënien e pronës komunale por është kuvendi komunal. Për këtë arsye, kjo ndarje e kompetencave duhet të respektohet dhe mos të ketë ndërhyrje nga niveli qendror në kompetencat e nivelit lokale”, u shpreh ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Krasniqi për marrëveshjen për energjinë: Kurti po e kupton që proceset në të kaluarën ishin të dobishme

Krasniqi për marrëveshjen për energjinë: Kurti po e kupton që proceset në të kaluarën ishin të dobishme

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

Ambasada amerikane reagon pas marrëveshjes për energjinë – bën thirrje për angazhim në dialog

Ambasada amerikane reagon pas marrëveshjes për energjinë – bën thirrje për angazhim në dialog

Abdixhiku: Tash qytetarët ta dëgjojnë nga Kurti a po e legalizon Serbia ndikimin në Kosovë

Abdixhiku: Tash qytetarët ta dëgjojnë nga Kurti a po e legalizon Serbia ndikimin në Kosovë

​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

​Osmani takohet me një grup të grave të komunitetit egjiptian

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Berisha: Ballkani i Hapur asgjëson Kosovën

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Prokuroria nis hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Borrell uron Kurtin dhe Vuçiqin për nënshkrimin e marrëveshjes për energji: Ky është një hap i rëndësishëm

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

Kurti takohet me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Finlandës në Kosovë

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

“Paguar më 1999”, veterani Qeriqi befasohet nga klinika ku u kontrollua e bëri analiza

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Gjermania reagon pas marrëveshjes për energjinë: Mbështesim plotësisht hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Marrëveshja me Serbinë për rrymën, Anton Berisha ka një pyetje për Besnik Bislimin

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë

Kurti pret në takim aktivistët e shoqërisë civile të Serbisë

Shikoni se çka përmban udhërrëfyesi i miratuar sot në Bruksel

Shikoni se çka përmban udhërrëfyesi i miratuar sot në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vuçiqi e konsulton me Ramën dhe Kovaçevskin pjesëmarrjen

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Vuçiqi e konsulton me Ramën dhe Kovaçevskin pjesëmarrjen

Zgjatet deri në fund të qershorit afati për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve të FSK-së

Zgjatet deri në fund të qershorit afati për aplikim në konkursin për rekrutimin e kadetëve të FSK-së