“Kosova duhet të kthehet në një vend ku të rinjtë jetojnë me dëshirë dhe jo një vend të cilin të rinjtë duan ta lëshojnë,” ka thënë Nuredin Ibishi, kandidat për deputet nga Koalicioni LDK-AKR-A-LD në një tubim elektoral në Prishtinë. Ai ka bërë thirrje që fokusi i të gjitha politikave të jetë rinia.
“Bota dhe Kosova po përballen me sfida të sigurisë, prandaj shteti do të duhet të forcojë, depolitizojë dhe profesionalizojë strukturat e sigurisë. Ushtrinë do ta bëjmë në koordinim të plotë me SHBA-në, NATO-n, si partnerët tanë strategjike afatgjatë. Në një Kosovë të sigurt, do të vijnë edhe investitorët e huaj e edhe investitorët nga diaspora jonë”, ka thënë Ibishi.


















