I varur nga lojërat e fatit: Shqiptari në ShBA ua grabit 19 milion dollarë investitorëve

E publikuar: 31/01/2021 18:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqiptari Viktor Gjonaj, 43 vjeç themelues i “Title Plus Title Services”, është akuzuar për mashtrim ndaj investitorëve të tij me një shumë që arrin në 19 milionë dollarë.

Qëllimi i këtij mashtrimi, ishte që Gjonaj të blinte çdo javë 1 milion dollarë bileta në lotarinë “Daily 3 dhe Daily 4”.

Këtë aktivitet, Gjonaj e ka nisur që në vitin 2010 dhe se fillimisht ai fitonte miliona dollarë. Mirëpo, besohet se ai ka humbur të gjitha paratë në bixhoz, pasi kishte varësi ndaj lojërave të fatit, shkruajnë mediat amerikane.

“Viktor Gjonaj është një biznesmen i respektuar, por fatkeqësisht krijoi një varësi ndaj lojërave të fatit e si pasojë arritëm në këtë situatë degraduese”, u shpreh avokati i tij Steve Fishman.

Gjonaj është shpallur fajtor nga Gjykata e Detroit dhe akuza e ngritur ndaj tij ka një maksimum dënimi që mund të arrijë deri në 20 vite burg.